Atletico Madrid mundet 0-1 nga Villarreal

25.04.2017 22:33:35

Një gol i Roberto Sorianos vendos sfidën e parë të javës së 34 në Primera Division mes Atletico Madrid dhe Villarreal. “Los Colchoneros” u thyen në shtëpjne e tyre përballë “Nëndetëses së Verdhë” në një ndeshje ku djemtë e Simeones nuk arritën të imponohen ndaj kundërshtarëve. Ishte pikërisht Roberto Soriano që 6 minuta nga fundi arriti të zhbllokonte ndeshjen që i dha tre pikë të arta skuadrës së Villarreal që hedh një hap të madh drejt konsolidimit të zonës europiane.

Vendi i 5 me 60 pikë, një hap i madh për kualifikimin në Europa League për skuadrën e trajnerit Fran Escriba. Në krahun tjetër, Atletico Madrid rrezikon vendin e tretë pasi Sevilla e ndjek me vetëm 3 pikë më pak dhe ka mundësinë reale për të rihapur garën e vendit që siguron kualifikimin direkt për në fazën e grupeve të Champions League.