Auditori: 1300 të punësuar me kontratë mbi vepër në institucionet e Kosovës

30.11.2016 16:41:39

Besnik Osmani, auditor i përgjithshëm ka prezantuar para deputetëve raportin vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka keqplanifikuar 23 milionë euro, edhe 2 milionë euro tjera si pasojë e gabimeve nga institucionet tjera.

“Disa prej gjetjeve të tjera që kanë të bëjnë me prokurimin publik, ka: mangësi të menaxhimit të prokurimit publik, 11 mijë kontrata janë nënshkruar në vlerë prej 400 milionë euro, kjo vlerë kërkon menaxhim më të mirë me mjetet e taksapaguesve. Nuk janë monitoruar kontratat tenderuese dhe ka pasur edhe blerje pa kërkesë të institucioneve. Kemi mbulim të pozitave me ushtrues detyre të stërzgjatura, kemi pasur 1300 të punësuar me kontratë mbi vepër në të gjitha institucionet e Kosovës, shumica prej tyre pas pasur nevojë fare”, tha Osmani.

Për të gjitha këto auditime, institucionet kanë pranuar raportet.