Avdullah Hoti thotë se do ta bëjmë realitet kauzën e Adem Jasharit

05.06.2017 13:48:28

I shoqëruar nga kryetari i degës së LDK-së në Skënderaj, Isa Fejzullahu, kandidati i koalicionit të LDK-së, Avdullah Hoti, në Kompleksin Memorial ” Adem Jashari”, ishte për të bërë  homazhe për sakrificën sublime të familjes Jashari.

“Sot fillova diten me nderime tek Kompleksi Memorial Adem Jashari ne Prekaz.
Kauzën e komandantit Adem Jashari, për një Kosovë të lirë dhe të zhvilluar, ku fëmijët tanë rriten si gjithë fëmijët e botës, ne do ta bëjmë realitet. AH” – thuhet në postimin e z. Hoti.