Barça kërkon të “heqë qafe” Coutinho-n, dy klubet angleze vihen pas brazilianit

14.07.2020 23:11:50

Bayern Munich duket se nuk është e kënaqur me Philippe Coutinho-n aq sa për ta blerë përfundimisht nga Barcelona.

Pas vetëm një sezoni, lojtari brazilian do të kthehet te Barcelona. Sidoqoftë, jo për të qëndruar atje.

Klubi Blaugrana, në të vërtetë, nuk duket i gatshëm të fokusohet tek ai; kryesisht për shkaqe ekonomike. Katalanasit duhet të kursejnë rrogat e futbollistëve si braziliani për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga bllokimi prej Covid-19 dhe pamundësia e të ardhurave nga tifozët.

“Goal” shkruan se Coutinho është në planet e dy klubeve angleze; Arsenalit dhe Newcastle. Ky i fundit ka plane ambicioze, ndaj po mendon seriozisht për mesfushorin e Selecao.

Deri më tani asnjë ofertë nuk është bërë nga dy klubet në fjalë, por Barcelona shpreson të paktën të gjejë një marrëveshje për një huazim të ri.