Barcelona e hoqi se ishte i tepërt/ Suarez nuk ndalet dhe vë rekord të ri te Atletico Madrid

04.01.2021 17:53:38

Luis Suarez vazhdon të bëhet gjithnjë e më i pëlqyer ndër tifozët e Atletico Madridit me golat vendimtar që po shënon.Sulmuesi uruguaian realizoi golin e fitores në triumfin prej 2-1 në transfertë te Deportivo Alaves, duke vënë kështu një rekord të ri për fillimin më të mirë në shekullin 21.

Suarez u konsiderua i tepërt nga trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, gjatë verës dhe u transferua te Los Rojiblancos.Dhe porsa nënshkroi me klubin rival të La Ligas, ai menjëherë filloi të bëjë emër edhe me fanellën e re.

Goli i të dielës ndaj Alavesit ishte i nënti për të këtë sezon në kampionatin spanjoll duke qëndruar kështu në krye të listës së golashënuesve, së bashku me Gerard Moreno (Villarreal) dhe Iago Aspas (Celta Vigo).

Duke ia shtuar edhe dy asistime, ai ka tejkaluar rekordin e Radamel Falcaos për fillimin më të mirë të një lojtari për Atleticon në këtë shekull.