Barcelona mposht Girona-n me dy autogola dhe Suarez

24.09.2017 00:40:23

Barcelona mbetet perfekte. Skuadra e Valverde-s ka shijuar fitoren e gjashtë radhazi ndaj skuadrës së ardhur nga kategoria e dytë spanjolle, Girona. Një tjetër paraqitje mbresëlënëse e katalanasve të cilët nuk e kishin të vështirë të kapërcenin vështirësinë e radhës, dhe kjo edhe për shkak të ndihmës së kundërshtarëve të cilët i dhuruan dy gola.

Barça e filloi ndeshjen në sulm, dhe Vidal ishte i pari që mund të kalonte skuadrën e tij në avantazh që në minutat e para por portieri i Girona-s ia mohon avantazhin. Ose më mirë, ai shtyn për pak më vonë avantazhin e vendasve të cilët përfitojnë nga një fatkeqësi e Aday i cili në tentativë për të larguar topin nga zona e tij e dërgon në rrjetë.

Një pamje jo e bukur për t’u parë. por Barcelona-s nuk i intereson shumë se kush shënon dhe vazhdon të sulmojë duke humbur dy mundësi të mira me Alba dhe Rakitic. Pas pushimit erdhi edhe autogoli i dytë i ndeshjes. Këtë herë ishte Iraizoz i pafati. Në minutën e 70’ më në fund erdhi goli i shënuar nga një lojtar i Barcelona-s, ishte pikërisht Luis Suarez ai që shfrytëzon më së miri një kros në zonë.