Bayern i ofron rinovim 2-vjeçar francezit Ribery

18.11.2016 14:45:14
Bayern Munich's Franck Ribery celebrates a goal during the German Bundesliga soccer match between FC Bayern Munich and VfB Stuttgart in Munich, Saturday Sept. 13, 2014. (AP Photo/dpa,Andreas Gebert)

Franck Ribery mund të qëndrojë edhe 2 vjet të tjerë te Bayern Munchen. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, sipas së cilës, klubi bavarez i ka ofruar sulmuesit francez një kontratë të re edhe për 2 sezone të tjerë, pavarësisht faktit se ai tashmë është në moshën 33-vjeçare.

Kontrata aktuale e Ribery me Bayern skadon në fund të këtij sezoni dhe deri tani francezi ka zhvilluar me kampionët e Gjermanisë 8 ndeshje, duke shënuar 2 gola e duke dhënë 8 assist.

Sipas “L’Equipe”, Bayern po mendon që në 25 nëntor të bëjë të ditur rinovimet e kontratës së 2 futbollistëve, atë të Ribery dhe të Lewandowski, me të cilin bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë nisur prej kohësh.