Bayerni kualifikohet me penallti, Volfsburgu kalon Hannoverin

26.10.2017 08:19:10

Janë zhvilluar sot ndeshjet e tjera të Kupës së Gjermanisë, ku supersfida e mbrëmjes ishte ajo mes Leipzigut dhe Bayernit të Mynihut.

Dy skuadrat e mbyllën 90 minutëshin në barazim 1-1, rezultat që qëndroi në fuqi edhe pas 30 minutave shtesë. Nga pika e penalltisë, Bayerni fitoi 5-4, duke siguruar kualifikimin, ndërsa Timo Werner ishte protagonisti negativ për Leipzig, duke humbur 11 metërshin.

Në takimet e tjera, Freiburgu fitoi 3-1 ndaj Dynamo Dresdenit, dhe Werder Bremeni mposhti 1-0 Hoffenhaimin.

Më herët, Kolni ka mposhtur 1-3 Herthën, në Berlin, ndërsa kualifikim mori edhe Volfsburgu, që mposhti 1-0 Hanoverin. Edhe Stuttgarti dhe Nurenbergu ia dolën të kualifikohen duke fituar në transfertë.