BE-ja sikur është e kënaqur më rrymat politike të prodhimit të krizave në Ballkan?!

19.03.2018 12:23:58
 Nga Skënder MULLIQI
Shtetet e Ballkanit jo që kan stagnim të proceseve , por kan tendenca të kthimit mbrapa në vitet e 90-ta .Ngjashmeria më atë kohë po shihet dhe po përjetohet si më kriza politike , kriza ekonomike , më kercnime për luftë nga sistemet e instaluara më shumë autokratike së sa demokratike. I ka goditur kriza e migrimeve duke mbajtur gjendje të tensionuar si më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë.
Bashkësia ndërkombëtare sikur po është e kënaqur më rrymat e tilla politike të prodhimit të krizave , sepse më këto struktura politike edhe më lehtë e kan të veprojnë .Edhe në Kosovë kemi një gjendje ku strukurat politike në pushtet janë struktura të cilat për shumë vite janë kompremetuar duke abuzuar më të madhe më të mirat materjale shoqërore , duke u implikuar në krim të organizuar e veqmas në korrupcion galopant.Brukseli sikur po shprehë gadishmëri që ti përqafojnë këta politikan kontravers të rajonit në emer të gjoja të mbajtjes së stabilitetit në këtë pjesë të Evropës.
BE-ja më shumë verbalisht së sa praktikisht po interesohet për sistemet autokratike të kurdisuara në Ballkanin Perëndimor.Njerëzit që janë instaluar në krye këtyre shteteve po shkelin rendin kushtetues dhe ligjet e shteteve të tyre . Mbajtja e dy arshineve të strukturës së BE-së karshi këtyre udhëheqjeve shtetërore , është duke i dëmtuar rëndë proceset demokratike zhvillimore dhe janë duke i varfëruar popullatën në mënyrën më brutale të mundshme. Në Ballkan janë krijuar rrjete të përbëshkëta kriminale, të cilat po bashkëpunojnë mirë më njera –tjetrën.
Po shfrytëzohen pikat kufitare për shferce të ndryshme , për trafikim dhe kontrabanda duke i dëmtuar kështu rënd interesat shtetërore dhe interesat e qytetarëve .Ne shtetet e rajonit edhe në Kosovë , elitat po ngjasojnë shumë në diktatura, të cilat kanë instaluar “Stabilokracinë” duke lënduar kështu rëndë Demokracinë. Partnerët politikë të cilët premtojnë stabilitet e sjellin autokracinë janë shumë të rrezikshem.Kështu që partnerë të BE-së në Ballkan ishte dashur të jenë demokratet e jo stabilokratet.
Këta stabilokrat janë duke I trajtuar qytetarët si rob.Këto shtete të rajonit janë shëndrruar në shtete autokratike , ku elitat politike të tyre nuk po hezitojnë fare të sillën dhe të veprojnë brutalisht.
Edhe Kosova bashkë më disa shtete të rajonit gjithnjë e më shumë është duke e humbur kuptimin e vendit të lirë. Politika pushtetare në vendin tonë është duke diktuar gjithqka dhe është infiltruar në qdo pore të jetës, e që nuk ndodhë në shtetet më demokracië të zhvilluar.Ne emer të pushteteve liberale e kan shëndrruar qytetarin në të dëgjueshem të slloganeve politike të tyre të rrejshme. Shteti kur është i pavarur nga elitat gjoja demokratike, e kontrollon më mirë interesin e përgjthshem. Demokracia si sistem thirret në të drejtat e përgjithshme të qytetarëve. Zgjedhjet e ndershme dhe të lira janë elementet, fundamentale te demokracisë  ku shteti funksionon për popull…