Befasia e Barcelonës Lionel Messi, konferencë sot…

24.05.2019 13:08:28

Barcelona të shtunën do të kërkojë të mbrojë titullin e Kupës së Mbretit, në finalen kundër Valencias.

‘Katalanët’ vitin e kaluar arritën në Spanjë arritën të fitojnë La Ligan dhe Kupën e Mbretiti, dhe të njëjtën gjë janë duke dëshiruar ta bëjnë të njëjtën gjë.

Skuadra e Enrico Valverde në finalen e ditës së shtunë do të takohet me Valencian, që do të tentojë t’i prish planet kampionëve.

Është e qartë se atmosfera te Barcelona nuk është më e mira pas humbjes në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e rinj të La Ligas për ditën e premte kanë planifikuar një konferencë për shtyp, ku do të shfaqen Ernesto Valverde, Lionel Messi dhe Gerard Pique.

Lajm në këtë konferencë është Lionel Messi.

Argjentinasi nuk është paraqitur në konferencë shtypi që katër vite. Hera e fundit që pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte pjesë e një konference shtypi ishte viti 2015, para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.