Behgjet Pacolli: Kosova nuk i njeh të ashtuquajturat pasaportat e Rusisë për ukrainasit

06.08.2019 10:11:16

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se Kosova nuk i njeh të ashtuquajturat pasaporta të Rusisë për banorët e Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës.

Pacolli shkruan në twitter se Kosova mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaporta që lëshon Rusia për qytetarët e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë. Kosova përkrah fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia duhet të ndaloj ndërhyrjen e paligjshme në Ukrainë dhe të largoj trupat e saj nga aty”, shkruan shefi i diplomacisë kosovare.