Behgjet Pacolli reagon pas aksidentit tragjik në Shkup: Ngushëllime familjarëve të viktimave

13.02.2019 21:26:22

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj rastit tragjik që ndodhi në Shkup ku si pasojë e aksidentit të vdekur kanë mbetur 13 persona.

Në statusin e tij në facebook ka shprehur keqardhje për familjarët e viktimave.

”Duke ndjekur me vëmendje situatën e aksidentit tragjik sonte në autostradën Shkup-Tetovë, në fshatin Llaskarcë. Lutem për të lënduarit, dhe i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave”.