Bënte xhiro me “Ferrari” të vjedhur, arrestohet qytetari

06.08.2016 23:11:57

Policia e Lezhës ka arrestuar një 43-vjeçar nga fshati Tale i Lezhës, pasi drejtonte një automjet tip “Ferrari”, i cili rezulton se është i vjedhur në Itali.

I arrestuari është shtetasi S.M dhe forcat blu i kanë sekuestruar edhe makinën e shtrenjtë dhe kanë nisur verifikimet për të.