Beqa: Gjuriq në Kosovë e gjeti atë që e kërkoi

04.04.2018 19:08:16
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Hajdar Beqa, ka thënë se me rastin e arrestimit të Marko Gjuriq institucionet e Kosovës kanë vepruar në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet.

“Gjuriq i ka shkel ligjet e Kosovës, ka hyrë ilegalisht. Në cilindo shtet që i mbron të drejtat e njeriut dëbohesh por të hysh ilegalisht. Ai s’ka pas leje për të marrë pjesë atë ditë në atë tubim. Për herë të parë ndoshta, që shteti aparati i shtetit funksionoi”, ka thënë Beqa, njofton Klan Kosova.

“Mendoj që shteti e ka kryer punën  e vet. E përgëzoj ministrin Sefaj, që ka dhënë dorëheqje tash dhe policët. Mendoj që kanë kryer punën me nder dhe kanë mbrojtur territorin e republikës. Ai në Kosovë e ka gjet atë që ka kërkuar”.

“Lista Serbe nuk ka bërë mirë që ka shkuar të mbajë tubim me një person që hyrë pa leje në Kosovë, ku prej tyre ka edhe ministra, e që nuk e njohin shtetin”.

Beqa ka folur më tej në Info Magazine, për tërheqjen e Listës Serbe nga qeveria, duke thënë se një situatë e tilla kur vendi varet prej tyre duhet evituar.

“Qeveritë e ardhme duhet t’i kenë 61 vota pa serbët, përndryshe po i bjen që Vuçiq na çon kur të dojë në zgjedhje”.