Berisha: Me konsensusin humbën Rama dhe disa të huaj të keqpërdorur

26.07.2016 07:50:31

Ish-kryeministri në Kuvend: Me reformën në drejtësi, fitoi dinjiteti i çdo shqiptari dhe dinjiteti i vet Shqipërisë.

 

 

Ish kryeministri, Sali Berisha, në fjalën e tij në foltoren e parlamentit në këtë seancë të fundit plenare e ka cilësuar konsensusin e arritur për Reformën në Drejtësi si konsensus të imponuar dhe jo të arritur me dëshirë nga palët. Sipas Berishës, miratimi i draftit të ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi ishte një fitore e qytetarëve shqiptarë. Por në veçanti për Berishën fitoi PD, e cila arriti me synimet e saj të bëhej promotor kryesor i konsensusit të reformës. “PD ia doli që këtë mision që dukej i pamundur, ta realizojë dhe ta kthejë në sukses. Përfitues politik kryesor në këtë rast është qeveria, dhe opozita dytësore. PD që në orët e para të fillimit të punës për reformën në drejtësi përballoi të gjitha presionet dhe ishte e gatshme të paguante çdo çmim për konsensusin që i duhej Shqipërisë dhe jo Edi Ramës”, tha Berisha. Më tej ai u shpreh se humbësi më i madh i Reformës në Drejtësi është kryeministri Rama pasi qeveria e tij donte të kapte institucionet e drejtësisë. “Ai bëri gjithçka kundër konsensusit në dhjetëra raste. Ai i bëri gropën konsensusit por në të gjitha rastet ai ra vetë brenda. Përdori miliona euro për të groposur konsensusin,” u shpreh Berisha. Po ashtu sipas tij në këtë proces fitoi edhe LSI dhe qëndrimi i vendosur pro konsensus i zotit Ilir Meta. “Kush fitoi? Fituan parimet dhe vlerat baze qe qëndrojnë ne themel te nje shoqerie te lire, vlerat dhe parimet themelore te sanksionuara edhe ne rekomandimet e Venecias për një sistem te pavarur efiçent dhe transparent drejtësie, vendimtar për ekzistencën per funksionimin e shtetit ligjor dhe ekzistencën e nje shoqërie te lire! Fituan pra te gjithë qytetaret shqiptare, qe me sistemin e ri te drejtësisë do mund te kenë me te sigurta, me te garantuara lirite dhe te drejtat e tyre themelore, zbatimin e ndershëm te ligjit! Fitoi PD, aleatet e saj dhe forca e tjera qe u besojnë këtyre parimeve dhe vlerave, qe i kane ne themel te programeve te tyre dhe qe i mbrojtën ato me vendosmëri dhe konsekuence te jashtëzakonshme. PD, lidershipi dhe ekspertet e saj, qe ne fillim, për t’i qëndruar me konsekuence thirrjes se vet për konsensus, nuk hartuan një projekt te tyre te ri te veçante por vendosen qe te dërgonin ne Komisionin e Venecias oponencat per projektet e shtatorit, janarit dhe marsit te “Rama-Xhafa”. Këto oponenca rezultuan se ishin në sintoni të plotë me parimet e Venecias. Komisioni Venecias rrëzoi dhe bëri copë copë projektin “Rama – Xhafa” te shtatorit dhe me vone edhe atë të shkurtit dhe marsit. Ky Komision gjeti te drejte oponencën e PD dhe rrezoi ne 38 nene projektin “Rama – Xhafa” si një projekt antidemokratik, antikushtetues, antieuropian duke legjitimuar kështu këto akuza te oponencës se opozitës ndaj projektit te qeverise. Fitoi dhe LSI, e cila pas rrezimit te plote te projektit te shtatorit  u nda nga mazhoranca dhe, bazuar ne rekomandimet e Komisionit  te Venecias, me eksperte te vet hartoi me ekspertet e vet nje projekt solid te cilin e dërgoi paralel me projektin e dyte te Rames ne Komisionin e Venecias. Me kete akt ju beri me dije anëtareve të Komisionit se, ne rast se një pjese e qeverise kishte si qellim kryesor kapjen e drejtësisë, pjesa tjetër e qeverise nuk ndante një qëndrim te tille por ishte për një reforme qe te bazohej ne standardet më të mira të Venecias dhe rekomandimet e saj. Tani le te shohim: Kush humbi? Humbi përpjekja e të gjithë atyre shqiptareve, por dhe te huajve, per te kapur drejtësinë dhe shndërruar ate, me projektin famkeq te shtatorit 2015 dhe projektet e tjera ne vazhdim te qeverise, nga pushtet i pavarur, ne nje dege te ekzekutivit shqiptar. Humbësi me i madh është Edi Rama dhe ekipi i tij qe, me projektin e tij te Xhafes se drogës, donte te kapte për fyti drejtesine, te emëronte vetëm me votat e mazhorances se qelbësirave te gjithe piramidën e sistemit te saj. Ne këtë projekt Rama donte qe, njëlloj si ne republikën e Old Mayerit, t’u mohonte qytetareve shqiptare te drejten e ankeses dhe procesit gjyqesor te garantuara ne Kushtetute dhe Konventën Europiane te te Drejtave te Njeriut. Old Mayer Rama donte qe Xhafa, ministri i tij i drejtesise, te ishte anetar, pa perjashtim ne kater forumet e drejtimit te sistemit gjyqesor, nder te tjera edhe ne Tribunalin Disiplinor te gjykatesve dhe prokurorëve  te Shqiperise qe do paraqiteshin para ketij Tribunali. Kurse me Byronë Kombëtare te Hetimit (BKH) ala Rama, hetimi ne Shqiperi vendosej nen Edvin Kristaq Ramen, ne vartesi te drejtorise se Policise se Shtetit, pra te çunave te krimit. Humbes te turpshem jane dhe ekspertet e nivelit te larte te Edvin Kristaq Rames qe, ne projektin famëkeq te shtatorit, vendosen ne Kushtetuten e vendit nene për te sanksionuar pushtetin e tyre personal. Pa dyshim, humbes ketu jane edhe ata te huaj qe harruan se perfaqesonin qeverite e tyre demokratike dhe jo qeverite e dikurshme perandorake dhe u apasionuan pas ofertes se nje njeriu pa dinjitet, apatrid qe, pasi deshtoi ne kapjen me menyra te tjera te sistemit te drejtesise, i keqperdori ata duke i mikluar me pushtetin kushtetues te emerimit, gjithnje per llogari te tij, te gjykatesve dhe prokuroreve te nje vendi tjeter. Madje, per te nxjerre me lehte listat qe donte Rama, ai ju akordoi atyre te drejten qe ato lista te mund t’i formulonin bazuar vetem, natyrisht jo ne fall por ne opinionin e tyre te “pagabueshem”, vetkuptohet, ne opinionet e vet Rames!

Kush fitoi? Fitoi dinjiteti i çdo shqiptari dhe dinjiteti i vet Shqipërisë. Gjykatësit dhe prokuroret e saj, nuk do t’i emërojnë te huajt si ne vendet protektorate te OKB, por vet shqiptaret, si zyrtare te një vendi te lire e sovran! Miqte, partneret do te asistojne! Fitoi Partia Demokratike, si parti e palëkundur e interesit kombëtar, qe me vendosmëri absolute nuk pranoi qe gjykatësit dhe prokuroret e këtij vendi t’i emërojnë te huajt. Ne qëndrimin e saj te palëkundur, PD gjeti mbështetje maksimale nga qendrat kryesore ne Washington, Bruksel, Berlin dhe miqtë e partneret e tjerë qe e duan Shqipërinë si vend te lire sovran, te pavarur dhe respektojnë dinjitetin njerëzor dhe kombëtar te shqiptareve.

Në përfundim të fjalës së tij, ish kryeministri i tha Ramë se “të garantoj që do përfundosh atje ku është miku yt Ponta sepse ai ka 1/100 e lidhjeve të tua kriminale”.