BERZH nuk financon kandidatë për kryeministra, por projekte zhvillimore

14.09.2019 12:09:35

Pas plasimit të një informacioni se BERZH do të investojë 2 miliardë euro pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit kryeministre, fokusi.org kontaktoi me zyrën qendrore të BERZH-it.

Lidhur me pyetjen e shtruar, nga zyra e BERZH-it, fokusi.org ka marr përgjigje të shkurtër: “Ju lutemi shikoni në faqen tonë që të lexoni se çfarë janë prioritetet tona në Kosovë” (Please look at our website to learn what our priorities are in Kosovo.).

Në faqen zyrtare ka të dhëna për projekret e realizuara në Kosovë, në realizim etj.,si dhe prioritet për investime në kompani të mëdha dhe të mesme!

Këto financime nuk ndërlidhen askund me zgjedhjet aktuale në Kosovë dhe janë projekte jashtë konteksteve zgjedhore në Kosovë!./fokusi.org