Betohen 34 vullnetarë të Korpusit të Paqes

20.08.2016 10:32:47

Sot grupit të Korpusit të Paqes i janë betuar 34 vullnetarë amerikanë, të cilët do t’i jenë në shërbim dy vjeçar, mësim të gjuhës angleze dhe në ndihmë të komunitetit.

Vullnetarët janë betuar solemnisht para ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Darlene Grant.

Drejtoresha e këtij Korpusi, Darlene Grant, ka thënë se është kënaqësi e veçantë që po betohet kjo gjeneratë e vullnetarëve.

“Sot jemi mbledhur për të dëshmuar vlerën e betimit dhe deklarimit të vullnetarëve tonë për punën e tyre. Për të punuar krah për krah me mësuesit lokal dhe OJQ-të, për të shërbyer dhe krijuar miqësi. Dhënia e betimit është një mundësi, të cilën vetëm disa amerikanë e përmbushin”, tha Grant.