Bie një gur, e lëviz një mur !

20.04.2019 15:26:17

(OSE) Një budallë e gjuan një guri e njëqind të meqëm nuk mund ta nxjerrin! (Fjalë e urtë turjakase)

(Vazhimi i katërt)

Jo more Habib Zogaj, jo!

Nuk ishte dëshirë imja që polemikat që bëjë unë të k`thehen në fyerje personale e aq më pak, në ato familjare e fare-fisnore, siq dëshiron ti!

Po dal në Turjakë, aty ku më njohin mua dhe ty të gjithë katundarët e moshës tënde.

Xhelir Islami, ma ki qillu ”Në Mallungë”.

Habib, kjo polemikë e ky debat imi me ty vlen dhe është i njohur vetëm për Turjakën dhe turjakasit. Të tjerët edhe kur e lexojnë, nuk e kuptojnë sa duhet, sepse nuk më njohin mua sepse jetoj afro 27 vjet në Suedi.

Sahati i dorës dhe sahati i stenës

Prandaj në fillim thash se vetëm turjakasit na kuptojnë më mirë, mua por edhe ty dhe vetëm ata për kohën sa kam jetua në Kosovë, mund të më vlersojnë ose të më qortojnë.

Xheliri, i ka pas dy ”mallunga”, një në bylyzyk të dorës, që i thonte, ”Sahati i dorës” dhe tjetrën në lulë të ballit, ”Sahati i stenës” (murit).

Kur dikush folte e Xhelirit i pëlqente, Xheliri i thonte: Ma ki qillu në mallungë!

E tash po të përgjigjem aq sa të mundem, pa fyerje e pa asnjë ofendim por po flasim sikur të ishim në njërat nga odat e Turjakës, pse jo, në odën e Nezir Ramadanit.

Ti në publikimin tënd, për miqt tu e kundër meje ke përdor fjalë e shprehje shumë të ulta e banale:

Kështu siç po ia mbanë ti në të madh e në të mençur, mëkat që nuk e din ai shteti që të mbanë ty qe mbi 30 vjet (si rast social) e nuk të jep ndonjë pozitë. (po të len me u end fushave e me lyp qumësht e mazë nëpër ferma)!!”

Shoku Habib, nuk kam qenë e nuk e kam mendjen e madhe, sepse po të isha i tillë me ty nuk do ta n`drroja asnjë fjalë, se ti je një analfabet me ndonjë diplomë të ndonjë kursi të Kumrovcit ose të ndonjë ndonjë univerziteti privat, të blerë me pare. Të mençur, ke të drejtë se kështu më thonë shumë ”shokë” tu e besa edhe i dishëm jam sepse kam kryer univerzitetin dhe kam qenë student i mirë, jo si ti.

Shteti suedez, Habib nuk më mban me ndihma sociale por unë kam punua dhe punoj dhe kam rrogë mesatare 3.000 Euro në muaj. Shtetit suedez i paguaj 1000 euro tatim, në muaj.

Pozitë në politikë nuk kam pasur por në arsim kam punuar dhe dhe nxënësit shqiptarë kam punuar me e pa pagesë.

”…po të len me u end fushave e me lyp qumësht e mazë nëpër ferma”

Tamel e mazë kam marrë se më pihet tamli o Habibo. Besa edhe mish kam marrë, nga një lopë për dimër dhe pastaj e ndajshim me të afërm (me vëllain, Ademin dhe të tjerë, që ti s`i njeh).

Për këto fjalë ”Më vjen keq (prej veti), por sinqerisht ma kujton qenin e Nastradinit, kur e kafshon e njerëzit i thonë: “pse po e duron Nastradin”?!AQ
Ai iu tha: “E çka me ba bre? A me kafshua edhe unë qenin a”?!

Dije se Nastradini ka mundur ta shutoj qenin që me iu dëgjua larg piskama!”.

Edhe ju ishit dy ”burra”, pse nuk qitët pushkë?

Nuk po të përgjigjem, sepse bije në pozita subjektive. Ti llomotit qysh din vetëm ti por për  hir të opininonin, nuk dua ta them asnjë fjalë, ama ti e din mirë kush kënd ka mundur me e ”shutu” qenin dhe kur unë të mbroja ty se ty ti ki kishin bërë ”hundët pasul”, në shkollën e Panorcit, Rexhep Merturi. Aty isha unë Ademi, Halil Mani, Halim Kadria, etj. Ishte edhe Nuhi Sadria, kusheriri yt. Ti e shkele besën, sepse deshte me i ra njeriut (Rexhep Merturit) në dorën e në besën time.

A të kujtohesh tash?

Të thash: -Në besë timen e në prezencë timen e të këtyre burrave, nuk guxon se  ….nuk na lejon nderi e as buka e besa ….  Habib!

Ademi, vëllai i jem është atje, në Turjakë, shko pyete e besa në paq B… shko preke!

Edhe ju ishit dy ”burra”, pse nuk qitët pushkë?

Habib, dëshmorët nuk i shaj as unë (”Ne, këtu nuk i qajmë as dëshmorët! Por as nuk i shajmë ama, (prite Zot e liga)!”).

E ata dëshmorë, që ti mendon se i kam sharë, trego: kush janë?

Unë i kam përmend me emër, të ”gjallët” e të vdekurit dhe e kam fillua nga Hashimi Thaçi e Fatmir Lima, Bislim Zyrapin etj. ”të gjallë” ndërsa të vdekur, Gani Gjemë Paqarizin, komandant ”Rrezikun”.

Nëse kam gabuar, trego ti, për lexuesit dhe ”dëgjuesit” e radios tënde, çka iu kam hy në ”hak” atyre?

A është e vërtetë se Hashimi i ka arrestua Jakupin e Cenin në Dragobil më 30 tetor 1998 dhe i ka keqtrajtua, afro 30 ditë në burg?

A është e vërtetë se Fatmir Lima i ka plaçkitur mërgimtarët, Halil Azem Januzin, Brahim Jup Rexhepin me nga disa mijëra franga?

Unë mund ta dokumentoj, dhe e kam shkruajt një fejton me më së pakut 16 vazhdime, a mundesh ti ta demantosh?

A është e vërtetë se ”Reziku” nuk është vrarë në luftë por në automobil nga një serb, i ulur në skemlitë e pasme. Është gjallë dëshmitari, Isuf Gashi.

Po për Turjakë, Lubizhdë e … Bubël, ata të njohin ty e të tjerët. Ty të njohin për ”heroizma”, sikur të ishe Gjems Bondi i Kleqkës.

Habib, ti i mbyll shkarravinat tua për mua ” Do të duhej të ishe këtu, me ta, me ne, pastaj mund të flisnim bashkë!

Përndryshe, më mirë të bënë heshtja, sepse (kojshi-kojshi po “kosi me pare”) ndoshta nuk mund të të kursejmë gjithë!”

Do të flas me dëshmi

Unë do të mundohem edhe këtu të përgjigjem:

Isha i detyruar të iku dhe arësyet du ti tregoj edhe ty e edhe ”shokëve” e ”miqëve” tu.

Isha i papunë dhe jetoja si qiraxhi.

Kisha shtëpinë që e kisha blerë por strukturat udhëheqëse të komunës së Vushrrisë, të përkrahura edhe nga ato krahinore e policia nuk më lejuan të hyjë në shtepi.

Pra nuk kisha kurrfarë mundësie për jetesë.

Të tjerat, si gjithë të tjerët.

Ama, këtu, në Suedi unë punova dhe nga puna e djersa ime, bashkë me shumë atdhetarë e atdhedashës ndihmuam Kosovën me pare (afro 61 milion korona suedezë).

Veç unë dhe familja ime kemi mbledhur para në shkolla e aty ku kemi jetua, dhe të gjithat i kemi dërgua në Kosovë. Kam shumë faktuara.

Unë, Dora dhe Sadik Vrajolli, (mjek), Pierre Danielsson e kemi dërgua një kamion me rroba dhe ndihma tjera në Drenicë, në nëntor, dhjeto të vitit 1998.

Kam organizua protesta në prkrahje të shkollës shqipe dhe kundër terrorit policor e më vonë ushtrarak serbe në Kosovë.

Isha udhëheqës vullnetarë e pa pagesë për aktivitete të lira me fëmijë e të rinj shqiptarë. Shteti paguante qiranë, ushqimin dhe udhtimet nëse organizonim me fëmijë në ”Unga Örnar” (shiponjat e reja, ndoshta nuk është përkthim i mirë por fjala ”Örn”, në shqipe don me thënë ”shqiponjë”, ”orrl”).

Habib, po e mbylli me dy shprehje popullore, njëra për ty e tjetra për mua! Habib, ”Budallait hapi rrugë!  dhe”Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Habib, unë kisha statusin e azilantit që kisha mundësit të jetoja ku të doja në Bashkimin Evropian, jo vetëm në Suedi.

Të tjerat, për aktivitetin tim krejt atdhetar pa hile e pa pare do ta shohësh në faqen time, në fb-uk me fjalë, fakte, fotografi.

Habib, unë kisha statusin e azilantit që kisha mundësit të jetoja ku të doja në Bashkimin Evropian,

Vazhdon