Bilalli: Përveç gjuhës shqiptarët e Maqedonisë kanë edhe halle ekonomike

23.02.2017 19:06:07

Analisti politike Mersel Bilalli mbrëmë në televizionin 21, ka folur rreth situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe negociatat aktuale që po zhvillohen mes LSDM-së dhe BDI-së, ku çështja më e rëndësishme sipas tyre është ligji për gjuhën shqipe. Bilalli i pyetur për këtë ligj, theksoi se shqiptarët e Maqedonisë hall të vetëm nuk e kanë gjuhën shqipe, por ata sipas tij, kanë edhe halle të mëdha ekonomike.

“Të bëhemi real, mbi 200 mijë shqiptarë nuk kanë ikur për shkak të gjuhës, për shkak se prej Maqedonie kanë ikur edhe maqedonas që kanë pasur gjuhën më shumë se ç’duhet. Pra problemi esencial i shqiptarëve është problemi ekonomik dhe social”, tha Mirsel Bilalli.