Bim Bimma flet për raportet me reperët tjerë

02.10.2016 17:56:52

I ftuar në emisionin “1 Kafe me Labin” ishte edhe Bim Bimma, i cili tregoi informacione të shumta për karrierën.

Ai tregoi për raportet me reperët e tjerë duke thënë: “Me shumicën kam raporte të mira, sepse rryma që e kultivoj unë nuk ia zë rrugën kurrkujt”.

Ndërsa në pyetjen se sa i pëlqejnë këngët e reja që po krijojnë reperët, ai tha se tekstet po bëhen me të njëjtën tematikë.

“Tema kryesore unë më i mirë, për pare dhe femra”, ka thënë Bim Bimma, transmeton 21Media.

Më tej, ai ka thënë se kur ka filluar të merret me rep qëllimi ka qenë që në tekste të ketë një mesazh të fshehtë brenda.

Reperi ka folur edhe për këngën e re “Shqipet Nalt” dhe për idenë e klipit që tha se ka qenë qëllimi t’i tregojë gjithë botës që shqiptarët munden me u bo bashkë.

Bim Bimma në emision ka paralajmëruar edhe këngën e re, e cila do të jetë shumë e prekshme dhe siç tha ai do ta ketë vështirë që dikush ta dëgjojë tri herë.