Borussia merr një barazim në Bernabeu dhe e mbyll në vendin e parë

07.12.2016 23:30:25

Real Madridi nuk ka arritur të shënoj fitore për të marrë pozitën e parë në grup pasi barazoi 2-2 me Borussia Dortmundin.

Mbretërit e nisën më mirë takimin dhe kishin disa raste, por u desh minuta e 28-të që të shënohet goli i parë. Pas një harkimi të Dani Carvajal në zonë u gjend mirë Karim Benzema i cili shënoi nga afër për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse rastet ishin të shumta. Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për mbretërit. Benzema në formë të mirë shënoi edhe golin e dytë personal pas gjuajtjes me kokë. Por milionerët e Dortmundit nuk u dorëzuan. Ishte Aubameyang që shënoi për 2-1. Mbretërit kishin disa raste dhe qëlluan edhe shtyllën me Benzeman. Kur të gjithë pritën që Real Madridi të shënojë fitore në skenë doli Marco Reus që shënoi për 2-2. Dortmund e mbylli grupin me vendin e parë me 14 pikë, ndërsa Real Madridi ka mbetur me 12. Nga ky grup tutje kalon Legia që fitoi përballë Sportingut.