Borxhi publik i shtetit, me nivel shqetësues (Video)

15.08.2016 20:31:57

Borxhi i përgjithshëm i Kosovës për çdo vit po vije duke u rritur. Përderisa në  vitin 2015, borxhi i shtetit arriti në 12.98 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto, në gjashtëmujorin e këtij viti, kjo  shifër ka arritur në 13.87 përqind  apo në 821.93 milion euro.

E këtë shifër ndonëse është me e ulëta krahasuar me vendet e rajonit, ekspert të ekonomisë e  vlerësojnë të lartë duke pasur parasysh zhvillimin ekonomik të Kosovës.