Bunjaki: Ndaj Kroacisë forcohemi me këta dy yje

30.09.2016 19:00:29

Kosova do të forcohet me dy emra të rinj për ndeshjen me Kroacinë.

Në ndeshjen e 6 tetorit për kualifikimet për Kampionatin Botëror, Kosova në ‘Loro Boriçi’ pret Kroacinë.

Trajneri Albert Bunjaki, ka zbuluar se për këtë ndeshje ka ftuar dy lojtarë të rinj.

Atdhe Nuhiu nuk do të jetë në ndeshjen kundër Kroacisë, por do të jetë Arbër Zeneli e Adis Nurkoviq”, ka thënë Bunjaki.