Bushati lobon për Kosovën, kërkon njohje në Iran

15.01.2017 16:31:25

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka zhvilluar një vizitë zyrtare dyditore në Iran, me ftesë të homologut të tij Mohamad Zarif dhe një ndër temat kryesore të këtij takimi, me inicim tp Bushatit, ka qenë edhe Kosova, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme parashtroi kërkesën ndaj qeverisë së Iranit për njohjen e Kosovës.

Ndërkohë, në këto takime që ministri zhvilloi në Lindjen e Mesme nuk është diskutuar për çështjen e muxhahedinëve, një çështje për të cilën Shqipëria angazhohet prej disa vitesh.

Gjatë qëndrimit atje, ministri Bushati zhvilloi takime edhe me Presidentin Ruhani.