Bytyqi: Së shpejti studime pa pagesë në Republikën e Çekisë

13.06.2019 15:25:20

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se së shpejti do të ketë studime pa pagesë në Republikën e Çekisë.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Bytyqi, ka shkruar se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do t’ju mundësohej studentëve nga Kosova studime pa pagesë në PhD dhe me kushte të volitshme në Master, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë.

Postimi i plotë në Facebook:

Së shpejti studime pa pagesë në Republikën e Çekisë.

Kam pritur në takim drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, profesorin e nderuar Randall K. Filer, me të cilin bisedova lidhur me arsimin e lartë në Kosovë.

Qendra për kërkime ekonomike dhe pasuniversitare- Instituti i Ekonomisë, i njohur si CERGE-EI është institucion akademik në Pragë, i specializuar vetëm për fushën e ekonomisë.

Lajmi më i mirë është se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do të ju mundësonim studentëve nga Kosova studime pa pagesë në PhD dhe me kushte të volitshme në Master, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë.