Çanakkalaja, ky vend tmerri e ferri për shqiptarët !

18.03.2019 20:17:42

Nga: Fatmir Bajraj

Shqiptarët n’këtë betejë t’përgjakshme ishin mish për top, ishin në një luftë e cila shqiptarëve të rënë në këtë arenë nuk u takonte të derdhnin gjakun rrëke, lënë gjymëtyë dhe jetërat e tyre për Dhe të huaj, dhe pse jo edhe për armikun shumë shekullor, Perandorinë Osmane. Sikur këta luftetarë shqiptarë, të t’gjitha viseve dhe trojeve tona etnike, të ishin organizuar në mbrojtje të Atdheut amë (Vilajetet shqiptare), nga luftërat ballkanike dhe lufta e parë botërore, s’do dilnim t’sakatuar dhe t’coptuar pikë e pesë nga armiqtë serbo-sllav, nga të cilet, edhe sot e kësaj dite, për pasojë vuajmë ; ndarjët dhe copëtimin. Perandoria Osmane, nuk meritoj gjakun tonë të derdhur në atë betejë, ngase jemi t’vetmin që i sherbyem e ajo n’a shiti lirë…! Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët , të cilët janë mbi 7 milionë në Turqinë e sotme, nuk gëzojnë as të drejtat elementare, e t’mos flas për ato kultorore & kombëtare…! Z. Limaj, do duhej t’shkonte atje për t’kerkuar rrespektimin e të drejtave kombëtare, të cilat u mohohen ndër shekuj e jo t’bëj fotografi me Diktatorin Erdogan i cili s’ndjenë asnjë pendesë për fatin e bashkëkombasve tanë atje…! I mallkoft gjaku i shqiptarëve të rënë në Betejën e Çanakkalas, ata të cilët mohuan e nëpërkëmbën fatet tona ndër shekuj… ! Betejë të cilin Zevendës Kryeminstri Limaj, siq duket e di dhe e ka të mësuar vetëm nga këngët folklorike dhe t’mbështjella vetëm me Fe, por jo edhe për Atdhe…! Nga kjo betëj do duhej t’nxirrnim mësimin ; T’mos vdesim kurr për Fe & Atdhe të huaj, e lere më pë armikun, por për vete dhe Atdhe tonin & t’parëve, ngase vetëm aty dhe atëherë rënja është përjetësim, dhe të rënët janë deshmor…!