Carovska: Do të krijojmë sistem social që do të përfshijë të gjithë qytetarët

14.03.2017 20:00:29

Milla Carovska nga LSDM sot në një konferencë për shtyp paralajmëroi politika të mbrojtjes sociale që duhet të mundësojnë siguri për qytetarët dhe familjet dhe t’i përfshijnë të gjithë dhe jo vetëm qytetarët me të ardhura të vogla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të vendosim program për tërheqje nga varfëria, ose çdo familje katëranëtarëshe në të cilën nuk ka të ardhura tjera dhe jeton në varfëri do të marrë 12 mijë denarë. Pikërisht me këtë masë do të mundësojmë që qytetarët t’i kenë nevojat kryesore. Por do të sigurojmë edhe shërbime tjera sociale të cilat do t’u përgjigjen problemeve tjera sociale të qytetarëve”, tha kryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale e LSDM-së, Milla Carovska.