Celina shuan shpresat e PSV për titullin

06.04.2017 21:45:45

PSV Eindhoven largohet përfundimisht nga beteja e titullit kampion. Skuadra e Phili Cocu barazoi 2-2 në transfertën e Twentes duke qëndruar në 7  pikë diferencën me vendin e parë ku qëndron Feynoord. Ishte Unal që në minutën e 7 kaloi vendasit në avantazh pas asistit të suluesit Bersant Celina. Locadia barazoi rezultatin 10 minuta më pas duke rikthyer në lojë skuadrëm kampione.

Në fillim të pjesës së dytë, Moreno gjeti golin e avantazhit të PSV duke krijuar iluzionin se skuadra mike do të arrinte të dilte me 3 pikë nga kjo transfertë, por në minutën e 2 shtesë, Celina shënoi golin e katërt të ndeshjes duke shuar përfundimisht shpresat e Cocu dhe skuadrës së tij për të kërkuar titullin e dytë rresht.