Ç’është diplomacia?

16.08.2018 05:02:00

Fahri Xharra

Diplomacia është një art në vete, e cila nuk mund të udhëhiqet pa i njohur teoritë moderne të rëndësishme të saj: të Teorisë së Forcës, Teorisë së Lojës, Teorisë së Integrimit, dhe Teorisë së Globalizimit të ndërvarur. Zhvillimi i hovshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare e kërkon një diplomat me dhunti natyre të diplomatit, por edhe me një njohje të madhe të Teorisë së Interaksionit, Teorisë së Konsistencës, Teorisë së Interesimit Nacional dhe Teorisë së Rolit Ndërkombëtar.

Ç’është diplomacia?

Emri diplomat (gr. diploo) i përshkruhet një zyrtari i cili në marrëdhëniet ndërkombëtare e përfaqëson një shtet sovran. Diplomati është një burrështetas, ndërsa në kuptimin figurativ e pasqyron një njeri shumë të matur, të kujdesshëm dhe të mprehtë. Diplomacia i shpreh marrëdhëniet ndërkombëtare duke e nënkuptuar aktivitetin njerëzor si një “zanat” dhe shkencat politike. Shteti me anë të diplomacisë duhet të përmbushë detyrat e vetvetes, duke mos dobësuar asgjë nga obligimet e tij ndaj të ngjashmëve.

Në mesjetë, argumentet shkruheshin në mënyrën eksponenciale, ato rishkruheshin me kode (shenja njohjeje) të posaçme me një gjuhë të nënkuptueshme (implicite) në atë mënyrë që ishte e njohur vetëm për mendësitë (eruditët) e lëndës.

Si evuluoi diplomacia, që nga lindja e saj e deri në ditët e sotme? Cila është dita e vërtetë e “lindjes” së saj?

Për të njohur diplomacinë duhet njohur aktorët e mëdhenj të zhvillimit të saj dhe vazhduesit e saj deri te pasojat e revolucionit të kësaj disipline. Interesimi për marrëdhënie ndërkombëtare historikisht ka qenë i lidhur vetëm me udhëheqësin e një shteti (mbreti, sovrani) dhe rrethit të tij të ngushtë të elitës udhëheqëse dhe familjarëve të tij. Por, me rritjen e rrjedhshmërisë së informatave rritet edhe nevoja për to, me rritjen e informatave relevante, interesimi për marrëdhënie ndërkombëtare u bart edhe në shtresat tjera të shoqërisë; te njerëzit e mençur që dinin të zhvillojnë saktësinë e qëndrimit në strukturat e politikës së jashtme, dhe në këtë mënyrë koha e absolutizmit kur vetëm dhe vetëm me anëtarët e familjes apo rrethit të ngushtë vendosej diçka kaloi në histori.

Diplomacia si instrument konkret i aftësisë së udhëheqjes së politikës së jashtme të një vendi nuk ishte më një privilegj i rrethit të caktuar familjar, fisnor apo puthadorësh që shpesh udhëhiqej nga interesat e posaçme individuale e klanore. Me rritjen e interesimit me marrëdhëniet ndërkombëtare gjegjësisht për aktivitetin diplomatik dhe kur diskrecioni i saj ngushtohej u krijua modelimi i metodave të reja të diplomacisë. Edhe pse teoria e marrëdhënieve ndërkombëtare zhvillohet me praktikën e udhëheqjes së saj; kristalizimi i këtyre teorive klasike në marrëdhëniet ndërkombëtare u arrit pas gjysmës së shekullit të kaluar.

Diplomacia është një art në vete, e cila nuk mund të udhëhiqet pa i njohur teoritë moderne të rëndësishme të saj: të Teorisë së Forcës, Teorisë së Lojës, Teorisë së Integrimit, dhe Teorisë së Globalizimit të ndërvarur. Zhvillimi i hovshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare e kërkon një diplomat me dhunti natyre të diplomatit, por edhe me një njohje të madhe të Teorisë së Interaksionit, Teorisë së Konsistencës, Teorisë së Interesimit Nacional dhe Teorisë së Rolit Ndërkombëtar.

Marrëdhëniet ndërkombëtare venerohen në kontekstin e mbisundimit të konflikteve dhe gjetjen e interesave krahasuese (komparative) por që edhe në këtë rast forca është mjeti më i mirë për kënaqjen e interesave qenësore të shteteve. Diplomati i shkolluar dhe me përvojë duhet ta dijë se elementet thelbësore të marrëdhënieve ndërkombëtareve bazohen në madhësi të interesit dhe forcës i cili në bashkëveprim pozitiv e paraqet forcën kombëtare. Diplomati i rryer duhet të dijë që, duke i mësuar mundësitë e realizimit të interesave nacionale në përputhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, ai duhet dhënë rëndësi shumë të madhe si diplomacisë ashtu edhe “strategjisë” e cila vetëkuptohet që është vetëparaqitja e politikës së jashtme të një shteti dhe një tregues i vërtetë i forcës dhe mençurisë kombëtare.

“Teoria e luftës dhe e paqes” e filozofit francez Raymond Aron e shpjegon që marrëdhëniet ndërkombëtare nënkuptohen si një veprim i ndërvarur i “strategut” (“strategjia” nënkupton rolin e madh të forcës ushtarake) dhe diplomatit në marrëdhënien kategorike të luftës dhe paqes, si dhe përllogaritjet e forcës dhe mjeteve diplomatike si dhe kërkimi i gjendjes natyrale (Teoria e Hobbsit).

Teoria e baraspeshës (ekuilibrimit) ndërkombëtare merret me baraspeshimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomati duhet ta dijë që çelësi i saj janë institucionet e zhvilluara të diplomacisë ndërkombëtare. Diplomati i mirëfilltë e di se Teoria e Lojës e formuluar nga filozofi Raymond Aron, niset nga ajo që qëllimi i çdo loje është përfitimi i potezave dhe pozitave më të mira ndaj kundërshtarit. Qëllimi i fundit është fitimi apo përfitimi i cili arrihet me përzgjedhjen e strategjisë më të mirë diplomatike.

Diplomati që ballafaqohet me diplomaci (sipas Aronit) e ky është roli i tij e di mirë se ekzistojnë lojërat me rezultatin e Zeros dhe ato të jo Zeros. Te lojërat me rezultatin e Zeros humbjet janë të njëjta për të dy pjesët dhe që loja me rezultatin e Jozeros nuk është e thënë që të arrihet gjithmonë me humbjen e tjetrit.

Me marrëdhëniet ndërkombëtare përdoret edhe metoda që jep apo merr më shumë ku në këtë “lojë”, “lojtarët” dalin me interesa të kundërta të njërit me tjetrin . Në këtë lojë të diplomacisë luajnë rol të madh subjektet nacionale si diplomacia e mirëfilltë, fuqia ekonomike, burimet natyrore, potenciali demokratik. Natyrisht, teoria është një dhe jeta diçka tjetër.

Në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare njihen një mori funksionesh të shkëlqyeshme diplomatike. Ndërveprimet (interaksionet) shoqërore, ekonomike dhe teknologjike në bashkësinë bashkëkohore ndërkombëtare e bëjnë të domosdoshme sajimin e mendimeve të reja për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe plotësimin apo ndërrimin e praktikave të përdorura.

Ç’më duhet mua si një lexues i gazetës të dijë më shumë nga diplomacia?

Mua si lexues, ç’më hyn në punë njohuria mbi diplomacinë? Them se po. Kjo na duhet se duke u nisur nga kompliksiteti i diplomacisë të dimë se për kë votojmë.

Si udhëhiqet politika diplomatike në Kosovë?

Vetëm nga ajo çfarë shkruhet në shtypin tonë dhe flitet e shihet në mjediset elektronike të bën të kuptosh për rezultatet shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast e kisha cekur Teorinë e “myzhdesë”, një praktikë jo aq e mirë e “diplomatëve tanë” të cilët pas çdo takimi këtu apo jashtë Kosovës mundohen të marrin se kush më i pari “myzhdenë“ për njohjen e Kosovës. A është ajo fjalë goje, apo pas një gote wisky të pirë apo pas një “rezolute“ të pavlerë – “myzhdeja” duhet të merret.

Është për t’u cekur edhe sjellja jo diplomatike e politikanëve tanë me rrjedhën e ngjarjeve brenda në Kosovë. Të kujtomë vetëm deklaratat se plani A u realizua me sukses. Ç`është suksesi? Ku ishte suksesi i planit A? Pra Diplomati është një burrështetas, ndërsa në kuptimin figurativ e pasqyron një njeri shumë të matur, të kujdesshëm dhe të mprehtë.