Çfarë kategorie dhe si kualifikohet sot koncepti i prekariatit (precarity)?

23.10.2020 17:30:16

1. Kosova ngadal por sigurt, po shndrrohet poligon i prekariatit. Prekariati është një klasë e re e punonjësve të rastit që marrin pagë dhe punë të përkohshme, të ulët dhe të pambrojtur me ligj. Këtë klasë po e “prodhon” kryqëzimi i egër i neoliberalizmit me globalizmin… e tash së fundi, po e rritë çmendurisht pandemia e covid 19. Poashtu, thuhet se treta e të punësuarve në Evropë sot jetojnë në pasiguri materiale. Bile në këtē periudhën e pandemisë së covid19, ky numër është duke u ngritur në mënyrë meteorite!? Kjo “ngritje”, apo më mirë me thënë ky lloj zvogëlimi i mundësive për punësim, ështe duke u ndjerë edhe në “kaçikun”e Kosovës. Ku shumë të dhëna na flasin se numri i atyre që punojnë dhe mbajnë veten dhe familjet e tyre, ështē duke u reduktuar.

2. Kjo kategori njerëzish kanë ca punë, bile mund të thuhet se pjesërisht kanë edhe disa vende të punës!? Ama, të njejtit që nuk janë tē paktë, sidomos në vendet e transicionit…kanë probleme egzistenciale, apo më mirë të themi probleme mbijetuese. Këto kategori njerëzish e përbëjnë të ashtuquajturin «prekariat» (precarity në anglisht). Thënë më thjesht keta njerëz, jetojnë si thuhet “sot për nesër”. Dhe në vazhdimësi i janë nënshtruar presionit psikologjike (frika nga vdekja prej urisë); ekonomik (se ballafaqohen bë baza ditore me probleme egzistenciale); sociologjike (se i paragjykon dhe stigmatizon në vazhdimësi komuniteti);

3. Sot këto kategori sociale të margjinalizuara, janë bërë caqe të lehta të partive populiste, të cilat në mendjen e kësaj shtrese (për disa edhe klase) shtojnë dyshimin në vlerat e demokracisë…Model të futjes së frikës në vlerat demokratike, është pikërisht sot Presidenti aktual kontravers i SHBA-ve Donald Trump. Në Europë, kemi kryeministrin hungarez Viktor Urban, në pjesën Aziatike, Rexhep Taip Erdogan…Në rajon Presidenti serb Alaksandër Vuciq i mveshen këto tipare interesante, të “përkujdesjes” për (si shprehën neomarksistat;) “vegjëlinë” apo grupet e margjinalizuara sociale