Cikel ese -ZEMER E BRENGOSUR

02.04.2019 15:44:23

1-LULJA QE FLET “Vetem nje pike uje,nje pike loti derdhni ne dite, tek mua ,aq dua,-dhe do t’ju fal jete,gezime e bukuri!” -Lulja ,mrekullia qe zbukuroj dheun, E theresin Perendeshe e Bukurise, lulja qe cel gezimin e jetes, petalet te kuqe,si e gjaku, te bardhe,kristal si bora, shumengjyreshe si yllberi. -Lulja ,fustan nuserie i pemeve, vello plot stoli hijeshi e bimeve, lulja qe cel ngahera,dimer e vere, lulja lajmetare qe vjen pranvere, lule zemre i jetes bashkeshortore, lulja,simbol i shenjte i dashurise. Lulja, ”nena” qe lind e rit femije, me te emblat bio,perime e fruta, me nektarin tim,bleta ju jep embelsi, mjaltin ,ilacin me te shtrenjte ne bote, mos kerkoni mjekime ne farmaci, jam melem per plage,vete sherimi. “-Ju qe me dashuroni mua , me mbani ne vazo,ne saksi, mbushi oborret,kopshtet e parqet , tufa me lule prisni kur lind femij, kurora ,kur percillni ne perjetesi, buqeta ne altaret,te reneve per Liri. Vetem nje pike uje ne dite, dua , t’ju mbush me ajer ,arome,freski t’ju fal -Jete ,Gezime e Bukuri ! ”

2-KUR FLENE ZEMRAT ?!

-ndjesi kureshtare -Jam ne hall te madh,pergjerohem, nate dite punojne,-Kur flene zemrat ?! -Me kot o njeri qe pyet, ti mire e di, pyete Nenen, perendeshen Njeri, zemrat dremisin ,vetem enderojne, zemrat kurre s’flene,ato gjallojne. Ato falin jete , bluaine Dashuri , per vogelushat engjej hyjni, per bijte e bijat princesha, per niperit e mbesat flurura, per trimat qe flijohen per liri, ato mbajne gjalle edhe shpirtin, ne perjetesi,te roje per Shqiperi !

3-GJUMI MEKATAR

Ashtu si Dielli,Uji, Zemra edhe Gjumi, na falin Jete, na mbajne gjalle, Gjumi na qeteson,na mbush me energji, per agimin e bukur te dites se re. mendoni nje cast po mos ishte Gjumi ?! …gjysem te vdekur a te gjalle shtrire perdhe, mbi trupat tona krimbat do hiqeshin zvare, do te na hani te gjalle,do qelbeshim, tmerre. -Te falemi o Gjume mekatar,mbylli syte, fli pak dhe per ne,si ti je nene e babe, mos mbetemi naten me enderra zgjuar, te te pushtojme me mall,te fleme dhe ne.! 4-FATKEQET -Kush juve ju ka denuar,te vuani tere jeten, ne kurbet e brenda vendit, te mbeteni jetim?! Kush juve ju ka mallkuar,mos shikoni nje dite te bardhe, tere jeten vuajtje ne mjerim,gjakderdhje ne zi per Liri?! -Zhvish robat qe te rendojn ne shpine,digji shkrumb e hi, hiqe ate gune ,qe po te merr ne qafe,me ngjyra Partish, vish pelerinen e djepit te femijersise,ajo te ka hije, Mbeshtillu me flamurin e kuqezi me shkaben dy krenare, mos beso e mos vish me,rroba te huaja ,te alibise, ngjish ne koke plisin e bardhe ,kostumin e Arberise, ja keshtu ka lezet shqipe , si te ka bere NENA , do te lirohesh, pishtar i gjalle,ideali i Shqiptarise! @ Luan Kalana