Çmenduri e Chelsea, 80 milionë për Kepan, Courtois drejt Realit

08.08.2018 16:08:50

Chelsea bën çmenduri për një portier. Klubi londinez ka paguar klauzolën e largimit të portierit të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, që kap shifrën 80 milionë euro.

Pagesa në fjalë është bërë efektive që në orën 09-22 të paradites së sotme. Drejtuesit e Chelsea-t kanë programuar udhëtimin e “gardianit” 23-vjeçar drejt Londrës pasditen e kësaj të mërkurë, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri gjatë seancës stërvitore të së enjtes.

Kjo lëvizje pritet të pasohet nga transferimi i Tibaut Courtois te Reali i Madridit, ndërsa Iago Herrerín nuk do të largohet nga Bilbao (parashikohej t’i bashkohej Leganes).

Edhe portieri i dytë i Realit, Kika Casilla, pritet të kërkojë largimin nga “Los Blancos”, pasi e ka të qartë se me Courtois nuk mund të rivalizojë për vendin e titullarit.