Costa Rica-US 4-0 : Jurgen Klinsmann i zhgënjyer në humbjen më të keqe në 36 vjet

16.11.2016 20:11:38

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësuan keq në kualifikuese në humbjen e tyre për 36 vjet, kur ata u mundën të martën nga Costa Rika 4-0.

Joel Campbell shënoi dy herë për vëndasit, ndërsa Johan Venegas dhe Christian Bollano gjithashtu shënuan nga një herë.

Trajneri USA Jurgen Klinsmann, skuadra e të cilit ka humbur dy ndeshjet kualifikuese  hapëse, e quajti atë “humbjen më të dhimbëshme ” në qëndrimin të tij pesë-vjeçar.

“padiskutim, është një moment shumë i hidhur per ne . Nuk ka asnjë dyshim për këtë,” tha ai.

SHBA nuk e kishte humbur  një kualifikuese me katër gola që nga një humbjea  5-1 nga Meksika në nëntor 1980.

Ata tani më gjënden në vëndin e gjashtë të grupit kualifikues, të fundit, pas Panamasë dhe Trinidad & Tobago, duke humbur edhe më Meksikën të prëmtën.

Tri ekipe kualifikohen për turneun 2018 në Rusi në grupin Concacaf, dhe i katërti  luan në play-off , kundër të pestit në grupin e Azisë.