Dalin pamjet e shpellës 600 vjeçare në Kosovë që shpëtoi shumë njerëz gjatë luftës

06.05.2020 15:11:09

Në Malet e Sharrit, saktësisht në pjesën e fshatit Mushtisht, gjendet një shpellë Eremite që besohet se është ndërtuar 600 vjet më parë. Shpella Eremite apo ndryshe në popull njihet si Kisha Eremite ose Faltorja Eremite, gjindet në Malet e Sharrit dhe sipas dëshmive besohet që ajo daton qindra vite më parë.

Deri më sot askush nuk ka bërë ndonjë hulumtimi në lidhje me këtë shpellë dhe nuk ka ndonjë informacion shtesë nga të vjetrit e fshatit Mushtisht.

Kjo shpellë nuk dihet se nga kush u ndërtua apo edhe kur. Ajo që dihet është se e njëjta daton qindra vite më parë dhe gjendet në një pozitë të vështirë në një pjesë të maleve të Mushtishtit. Kjo shpellë është vështirë të dallohet dhe për tu parë nga personat që nuk e njohin këtë terren.

Eremitet ishin njerëzt të izoluar nga shoqëria që jetonin të vetmuar në shpella të ndryshme larg shoqërisë. Ata jetonin me ujë dhe shumë pak ushqim, ku nganjëherë kanë qëndruar edhe pa ngrënë e pa pirë. Ata me anë të meditimeve dhe lutjeve në këtë shpellë mendonin se do ta kuptonin ekzistencën e Zotit dhe kuptimin e botës si është krijuar.

Ndrysh kjo shpellë është shfrytëzuar edhe gjatë luftës së dytë Botërore për të fshehur banorët dhe ka qenë vend i paarritshëm për ushtritë.