Dalje më e madhe e votuesve për rivotim në Istog se në balotazh

17.12.2017 15:46:56

Rivotimi në komunën e Istogut është duke vazhduar pa ndonjë problem të madh.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka na një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 14 mijë e 160 votues, apo 28.81%, raporton lajmi.net.

Kjo dalje është shumë më e kënaqshme se në balotazhin që është zhvilluar më 19 nëntor.

Deri në këtë kohë, më 19 nëntor kishin votuar rreth 11 mijë votues, apo 24%.

Konferenca e radhës e KQZ-së mbahet në orën 19:30, kurse vendvotimet mbyllen në ora 19:00.