Darmanoviq: Çështja e Demarkacionit për ne ka përfunduar

22.09.2017 14:22:59

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, është pyetur në një emision televiziv rreth demarkacionit me Kosovën dhe faktit se kryeministri i ri kosovar, Ramush Haradinaj, ka ngarkuar komision të ri për këtë çështje.

Ai ka deklaruar se për Malin e Zi tashmë kjo temë ka përfunduar.

“Mali i Zi këtë çështje e ka zgjidhur. Ne kemi hyrë në një proces serioz të demarkimit me Kosovën dhe nënshkrimi i marrëveshjes ishte bërë në kuadër të Procesit të Berlinit , që ishte rezultat i punës së komisioneve ndërkombëtare dhe për të cilin u pajtuan pala malazeze dhe ajo kosovare”, ka thënë Darmanoviq.

“Mali i Zi, disa muaj më vonë, më 2015, e ratifikoi marrëveshjen në mirëbesim dhe për ne ky proces ka mbaruar”.