Deçani i ngre permednore ish luftëtarit të UÇK-së që u vra në Maqedoni, Beg Riza

14.06.2018 21:35:31

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka njoftuar se shtatorja e ish luftëtarit të UÇK-së do të vendoset në Deçan.

Deputeti Selmanaj e ka zbuluar pamjen se si duket shtatorja ne një postim në rrjetin social facebbok, transmeton lajmi.net.
Rizaj u vra tri vite më parë me 9 maj, në Kumanovë të Maqedonisë gjatë një përleshjeje të armatosur.
Ai ishte në mesin e nëntë personave të tjerë që humbën jetën në Betejën e Kumanovës.
Postimi i plotë i Selmanaj:
Beg Rizaj ka lindur me 25.12.1977 në fshatin Prokolluk të komunës së Deçanit.
Begu u edukua nga babai, Miftari nëna Zoja të cilët kishin 7 fëmijë, 4 djem e tri vajza!
BEGU ishte fëmija ma i vogël në familje!
Shkollën fillore e mbaroi ne Irzniq, të mesmë QAMO ” Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Pasi kreu shkollën e mesme shkoi në Gjermani! Në vitin 1995 u kthye prej mergimit!
Beg Riza me 24 mars 1998 merr vendim ti bashkohet shtabit të UÇK-së në Gllogjan i drejtuar nga Komandanti Ramush Haradinaj!
Beg Riza është kyq në njesin Shqiponjat e Zeza! BEGU ka furnizuar me armatim prej Shqipërie në Kosovë!
Ka marr pjesë pothuajse në të gjitha betejat në Dukagjin si dhe në thyrjen e kufirit ne Koshare!
BEGU nuk ndalet në rrugën e tij për bashkim kombetar, mer pjesë edhe në luftën Preshevë-Bujanovc-Medvegjë!
Begu nuk e ndal veprimatrinë kombëtare, ai merr pjesë në luftën e Maqedonisë,2001!
Begu ka rënë në betejën e Kumanovës me 9,10maj 2015 !
Begu ishte i martuar me Arta (Gaxherri)Rizaj!
Ka lënë 5 femijë,3 djemë e dy vajza; Beteja,Atdheu,Zoja,Muhameti,Ibrahimi!/Lajmi.net/