Dedaj: Serbia dhe Turqia ‘Shtrigat e Ballkanit”

29.07.2018 14:17:36

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj përmes një postimi në “Facebook”, ka vazhduar me deklaratat e tij për dy shtetet Serbinë dhe Turqinë e ku ei ka quajtur ‘Shtrigat e Ballkanit”.

“Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e tij në Facebook.