Deda:Thaçi e pranoi përgjegjësinë për arrestimin e turqve, po provon ta rrëzojë Qeverinë

31.03.2018 14:32:29

Deputeti i Alternativës ,Ilir Deda, ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku kreu i shtetit ka sqaruar arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Deda, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi e ka pranuar se është përgjegjësi kryesor për arrestimin e tyre, e tash po provon ta rrëzojë Qeverinë.

Postimi i Dedës:

“Thaçi sot e pranoi që është kryepërgjegjësi për veprimin e errët me 6 shtetasit turq, uzurpimin e kompetencave, dhe që e ka shkelë Kushtetutën. Njejtë, e hapi konfliktin e brendshëm politik.

Tash do të provojë ta rrëzojë Qeverinë, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta thellojë kaosin politik.

Javën tjetër me çdo kusht duhet ta themelojmë Komisionin hetimor parlamentar” (sic.), ka shkruar Deda.