DEKLARATA THAQI-VUJANOVIQ -FLOSKULË POLITIKE

19.02.2018 08:48:54

Prof.dr Binak MAXHARRAJ

-Është e pavlerë,

-Është pa efekt juridiko-ligjor,

-Është joobligative, dhe -Është ndërkombëtarishtë e papranueshme.

Të premteve në Kosovë ngjajnë gjëra të mëdha.Të premten me 22 dhjetor të vitit 2017.përpak së nuk ndodhi njëfarë grushtështeti i butë nga vete pushtetarët e shtetit,për ta rrexu Gjykatën Speciale,çfarë ishte një grusht i fortë ndaj miqeve tanë,qe vetëm falë atyre një nisjativë dështoi.

Këtë të premte,poashtu,u ba një ngjarje e madhe.Dërisa kryeministri i Malit të ZI Dushan Markoviq po qëndronte në Kosovë për vizitë,Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi,papritmas,ne msheftësi, pa i kallxu askujt ,fluturoi ne Podgoricë u takue me homologun e tij Filip Vujanoviq.Ata papritmas nënshkruan një deklaratë në te cilën thuhet se vija e demarkacionit është e mundshme te rishqyrtohet ne pikat kontestuese ne Çakorr dhe Kullë.U këthye dhe këtë deklaratë e bëri publike në Kosovë.Shumë skeptikë këtë deklarat e shohin më dyshim,sepse kjo deklaratë nuk e obligon askënd,eshte e pa vlerë,nuk e ka fuqi ligjore dhe ndërkombëtarisht e paqëndrueshme dhe së këtë deklaratë e shohin si një floskul politike sa për mashtrim të deputetve që ta votojnë demarkacionin.

Ja pse e thëmë këtë,ja argumenti që askush nuk mund ta rrexojë!.

1.Presdidenti Hashim Thaqi me 2015 e neshshkoj Demarkacionin më Malin e zi ne Vjenë,sipas të cilit Kosovës i ishte levizë kufiri për 5 kilometra ne mbendesi dhe se po humbaste mbi 8200 territor.Ku ishte Presidenti gjatë gjihtë kësaj kohe prej tri vjetësh që nuk reagoi,por thoshte më plotëbindje së Kosova nuk po humbë tokë.Pse Presidenti i jonë nuk reagoi dhe te ia banë më dije Malit të Zi së këtu diçka nuk është në rregull me vijën e demarkacionit?Pse Hashim Thaqi tashti po e pranon se po u deshka me u korigju vija e kufirit? dhe,

2.Ku ishte Mali i Zi dhe Presidenti Filip Vujanoviq që heshti që tri vite dhe nuk donte,bile të ndëgjoj për ndonjë korrigjim të mundshëm të kufirit? Ku ishte Presidenti Vujanoviq që nuk ju ni hiq zani qe tri vite kur e gjithë popullata e Kosovës u quen në kambë për të mbrojte trollin e vet?.Ku ishte Presidenti Vujanoviq kur ne shenjë proteste për vijën e padrejtë të demarkascionit u mblodhën mbi 200 mijë nënshkrime për te rishikuar këtë çështje,anipse ky peticion i qytetarëve tanë nuk u lejue as te futet ne rend dite në Parlamentin tonë.Ku ishte Presidenti Vujanoviq gjate këtyre tre viteve proteste në Kosovë kur mbi 100 mijë vete protestuan rrugëve të Kosovës?:Ku ishte Presidenti i Malit të Zi Vujanoviq kur po kallej Kosova për këtë çështje,kur Parlamenti i Kosovës për tri vite villte tym dhe bile gjuhej edhe më granata,vetem e vetëm për ta kundërshtuar vijën e re te demarkacionit por gjate gjihtë kësaj kohe thoshte për neve kjo punë është e kryer,ka marrë fund është përfunduar.

Çka ndodhi tashti,rrafsh pas tri vjeteve, pikërishtë këtë të premte kur Presidenti i Malit të Zi bëri brenda natës salto mortale dhe pranoi ta nënshkruante një deklatat që së obligon askënd,por që thot vetëm se ka mbetur mundësia,pra vetëm mundësia,(jo domosdoshmëria) për korrigjimin eventual,(por jo të domosdoshëm),te vijës se kufirtit?.Çfarë zori pati qe pas tri vitesh bash këtë të premte që Mali i Zi ta nënshkruaj këtë deklaratë,pse ai nuk e bënte këte gjë gjatë ktyre tri viteve të kaluara?A mos është kjo një lojë jo korrekte,një lojë e kamufluar,apo një mashtrim i kordnuar me krerët e shtetit tone për ti nxjerr ata nga pusi ne te cilin ishin ra.Për te gjitha këto koha qe vjen do te dëshmoj,dhe ne fund:

Deputetet e Parlamentit të Kosovës janë në provim individual qe te mendojn më kokën e vete,e jo më kokën e pushtetarëve,të mendojnë edhe kombëtar- rishte,së më këte vijë te demarkacionit Kosova po humb tokë,pra ta refuzojnë,sepse në te kundërtën mbi ta to të bije mallkimi i gjenaratave qe vijnë.