Delawie mbështet fushatën e Institutit Demokratik të Kosovës

19.10.2017 21:00:17
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka mbështetur fushatën e Institutit Demokratik të Kosovës.

Ambasada e SHBA-ve përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka publikuar një fotografi të ambasadorit duke mbështetur fushatën e KDI-së.

“Delawie po mbështet mesazhin e rëndësishëm të Institutit Demokratik të Kosovës / Transparency International Kosova për votuesit që të dalin dhe të votojnë të dielën! #MeVote të gjithë mund të dëgjojnë zërin e tyre për një Kosovë më të mirë. Tridhjetë e gjashtë ekipe nga Ambasada e SHBA-ve  do të dalin për të vëzhguar votimin dhe numërimin e votave”, shkruan në postimin e ambasadës së SHBA-ve.