Delawie për listat e fryra të veteranëve: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri në Kosovë

20.09.2018 17:35:03

Ambasadori i SHBA-së në ikje, Greg Delawie, ka reaguar për rastin e hetimit të listave të fyera të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si  dhe pensionet e dhëna për ta.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Delawie ka shtruar pyetje për Gjykatën dhe tjetra për Kosovën, duke pyetur se kur politikanët do të ndalen së ndërhyri.

“Rasti i pensioneve është për komisionin dhe jo veteranët. Dy pyetje të mëdha. Për gjykatën: A e ka shkelur komisioni ligjin? Për Kosovën: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri?”, ka shkruar Delawie,