Dëmtohet sërish mbrojtësi i Milanit, humb sezonin

28.03.2018 00:54:54

Duket se një nga blerjet më të bujshme të verës te Milani, mbrojtësi anësor Andrea Conti është vërtetë i pafat. Ish futbollisti i Atalantës pësoi një këputje ligamentesh në prag të fillimit të sezonit dhe iu nënshtrua një operacioni që e mbajti jashtë për rreth 6 muaj.

Kur dukej se çdo gjë kishte kaluar dhe futbollisti po stërvitej rregullisht me grupin, një tjetër surprizë e pakëndshme vjen për të. Conti ka ndërprerë stërvitjen e sotme me Milanin, për shkak se ka ndjerë shqetësime në gju dhe është dërguar menjëherë në klinikë.

Paraprakisht dyshohet se dëmtimi nuk është i një shkalle të rëndë si ai i mëparshmi, por që gjithsesi do ta mbajë ende edhe për disa kohë jashtë skuadrës.
Në ditët në vijim, Conti do t’i nënshtrohet analizave më të detajuara për të përcaktuar edhe afatet e rikuperimit, por ajo që është e qartë tashmë, është se mbrojtësi e ka humbur sezonin.