Deri në ora 13:00, votuan 34.83 për qinde e qytetarëve

11.12.2016 15:37:09

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në konferencën e dytë për shtyp njoftoi se dalja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni deri në orën 13:00 në mbarë territorin e Maqedonisë është 34,83 përqind.

“Deri më tani në Komisionin Shtetëror Zgjedhor nuk ka arritur ndonjë informacion për shkelje të procesit zgjedhor dhe vlerësimi ynë është se votimi zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe fer, pa asnjë parregullsi”, u shpreh kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Sipas njësive zgjedhore, KSHZ informon se në zonën numër 1 jehona e votuesve është 38.35 përqind (112.209 votues) përqind, në zonën numër 2 është 33.71 përqind (99.333 votues), në zonën numër 3 është 38.62 përqind (108.367 votues), në zonën numër 4 është 39.09 përqind (107.564 votues), në zonën numër 5 është 33.55 përqind (97.365 votues), ndërsa në zonën numër 6 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 23.85 përqind (55.149 votues) e qytetarëve të regjistruar në listën e votuesve.

“Deri më tani në Komisionin Shtetëror Zgjedhor nuk ka arritur ndonjë informacion për shkelje të procesit zgjedhor dhe vlerësimi ynë është se votimi zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe fer, pa asnjë parregullsi”, u shpreh kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Nga ky institucion thonë se disa qytetarë kanë paraqitur ankesë në KSHZ se mungojnë emrat e tyre në listën e votuesve, gjë për të cilën institucioni thekson se emrat e këtyre qytetarëve kanë qenë në listën e votuesve të kontestuar dhe nuk janë paraqitur për të dëshmuar të drejtën e votës.

Zgjedhjet zhvillohen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në mbarë territorin e vendit, si dhe në 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që mbulon diasporën.

Në gjashtë njësitë e para janë të regjistruar 1.784.416 shtetas të Maqedonisë, ndërsa në njësinë e shtatë 20.573 qytetarë të cilët patën mundësinë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës gjatë ditës së djeshme.

Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 11 subjekte politike, prej të cilave gjashtë parti politike dhe pesë koalicione, me gjithsej 58 lista me 1.092 kandidatë për deputetë.