“Deri sa të mbyll sytë, Meta nuk ka për të më falur”/ Kryemadhi zbulon gabimin e madh të jetës

27.09.2019 22:35:19

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rrëfyer gabimin e madh, që sipas saj presidenti Meta nuk ka për t’ia falur kurrë. Kryemadhi theksoi se Meta është shtetar, i cili nuk e ka pranuar kurrë djegien e mandateve.

“Monika del mbi ujë kur nuk ka elementë tjetër që zgjidh, kur ka momente të vështira. Në periudhë paqe, Monika vdes dhe lulëzojnë të tjerët, ndërsa në luftë ata rreth e qark Metës bëhen me kundërshtarin dhe Monika mban llogoren.

Ilir Meta është shtetar, është njeriu që nuk e ka pranuar djegien e mandateve dhe do ma përmendë deri ditën që do mbyll sytë, sepse është kundër këtij procesi, sa radikal është për qëndrime me sovranitetin aq dhe radikal është për ruajtjen e institucioneve edhe stabilitetit”, deklaroi ajo, e ftuar në emisionin “Provokacija”.