Dëshmia: Ardit Gjoklaj u mor në punë nga Edurim Teqja!

12.08.2016 13:51:10

Pasi mori në pyetje punonjësit e Landfillit të Sharrës, prokuroria arriti në përfundimin se Ardit Gjoklaj u vra nga fadroma e drejtuar nga Edmond Kallari. Në mjet, hetuesit gjetën edhe shenjat e gjakut, gjë që provon se 17 vjeçari është aksidentuar, ndërsa punonte në landfill. Sipas prokurorisë, një nga të pandehurit, Bujar Daja ka deklaruar se është i punësuar si ekonomist i firmës “3R” me administrator  Edurim Teqjen dhe punetorët e shoqërisë i merrte në punë ky shtetas. Për viktimën ka deklaruar se nuk e di që është punonjës i firmës “3R” sh.p.k.

Në një njoftim për mediat, prokuroria tha se përgjegjës i caktuar nga pronari i firmës “3R” sh.p.k  Edurim Teqja  për mbarëvajtjen e punëve, por jo i regjistruar  është Besnik Braha. Ai deklaroi se kishte shkuar tek landfilli rreth orës 10.00, ku ka dërguar naftë për të furnizuar mjetet (fadromë, traktor pirun dhe dy kamione). Më pas është larguar dhe rreth ores 12.30 e ka marrë ne telefon Eltjon Meta, i cili ishte pergjegjës per turnin e parë, I cili I ka thene se tek plehrat dukej një kufomë, ndërsa Besniku I ka thënë që të njoftonte policinë. Kur ka ardhur vete rreth orës 15.00 ka gjetur ne vendngjarje policinë. Nga ana tjetër ky shtetas eshte drejtues teknik tek policia private “Ilira Gjeo Teknologji” me pronar shtetasin Myftar Kasa, I cili është kunati I shtetasit Edurim Teqja, por sic deklaron shtetasi Astrit Shehu, pergjegjes I turnit te dyte ne landfill, ai njeh si drejtues shtetasin Besnik Brahja ne landfillin e sharrës, ndersa nuk kishte dijeni që shtetasi Ardit Gjoklaj ishte punonjes I landfilldit. Edhe ky shtetas ka deklaruar se nuk kishte dijeni se kush ishte viktima dhe se mund te kishte ardhur nga ndonje makine e plehrave e turnit te nates.

Duke parë të gjitha rrethanat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrance I shtetasit Edmond Kallari, drejtues I automjetit Fadromë, I cili sipas keqyrjeve te tij e viktimes rezulton te jete automjeti që ka sjellë vdekjen e shtetasit Ardit Gjoklaj. Ky shtetas u arrestua per veprën penale te “Drejtimi I automjeteve ne mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 I kodit penal, per shkak se nuk eshte I pajisur me leje drejtimi per këtë lloj automjeti dhe per vepren penale te “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289/2 I kodit penal me pasoje vdekje