Dështon përfundimisht rezoluta e VV-së për menaxhimin e pandemisë

17.09.2020 11:18:44

Ka dështuar votimi i rezolutës së VV-së për menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Rezoluta e VV-së, mori 27 për, 42 kundër dhe tri abstenime, shkruan lajmi.net.

E njëjta, në Kuvend kishte mbetur që nga muaji korrik.

Si e tillë, kjo rezolutë nuk do të votohet më në Kuvend, pasi që më shumë se 61 deputetë kanë votuar në lidhje me atë.

Ndërkaq, PDK e ka tërhequr propozimin e saj për rekomandimet për COVID-19, pasi që sipas tyre të njëjtat rekomandime janë të inkorporuara në Ligjin për Pandeminë.