Digjet nga mjetet piroteknike, ushqimi i bagëtive në Rahovec e Vushtrri

01.01.2017 16:52:10

Si pasojë e mjeteve piroteknike, një personi i është djegur një sasi e ushqimit të bagëtive në fshatin Qifllak të Rahovecit, por nuk raportohet për të lënduar.

Po ashtu, në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, është raportuar po ashtu se nga mjetet piroteknike është djegur një sasi ushqimi bagëtish. Njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.