Digjet një veturë në Gjilan

26.07.2016 12:42:30

Në rrethana të panjohura dje është djegur një veturë civile në Gjilan.

Policia njofton se në brendi të veturës janë gjetur tre plumba të kalibrit 7.65 mm ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një bidon me një sasi derivate (benzinë).

Nuk raportohet për lëndime ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.