Digjet shtëpia në Zubin Potok, gjendet trupi i karbonizuar i një femre rreth të 50-ve

05.01.2017 09:10:46

Sot rreth orës 5:00 të mëngjesit është djegur një shtëpi në Zubin Potok, përkatësisht në lagjen Jesha me ç’rast një femër ka humbur jetën.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti bëri të ditur për Telegrafin se në shtëpi është gjetur trupi i karbonizuar i një femre rreth të 50-ve.

“Shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen, ekspertiza gjendet në vendin e ngjarjes e cila është duke gjetur shkaktarin e zjarrit. Nga shtëpia kanë nxjerr dhe një djalë të moshës 16 vjeçar, i cili është duke u trajtuar në qendrën spitalore, jashtë rrezikut për jetë”, tha ai për Telegrafin.